BALLKANI

Vajza dhe dhëndri i Trumpit vizitojnë Shqipërinë

Raportohet se se vizita lidhet me investimet e planifikuara nga kompania e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, në Ishullin e Sazanit

Fatjon Cuka  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Vajza dhe dhëndri i Trumpit vizitojnë Shqipërinë

Tiranë

Raportohet se vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sot në qytetin e Vlorës, transmeton Anadolu.

Mësohet se Ivanka Trump dhe Kushner janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shqipërisë, teksa mësohet se po qëndrojnë në një nga zonat e Vlorës.

Në mediat vendase është raportuar se vizita lidhet me investimet e planifikuara nga kompania e Kushner, në Ishullin e Sazanit, ku ai synon të zhvillojë një projekt turistik.

Gjithashtu raportohet se do të zhvillohet një takim me një studio arkitekturore mbi mënyrën e realizimit të projektit në fjalë.

Kompania e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti në Shqipëri, konkretisht në Ishullin e Sazanit.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Kushner kanë vizituar edhe më parë Shqipërinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.