BALLKANI

Vërshime në rrugët e Prishtinës pas shiut dhe breshrit të fortë

Në rrugën “Agim Ramadani”, afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës niveli i lartë i akumuluar i ujit ka penguar rrjedhën normale të komunikacionit për automjete

Agim Sulaj   | 30.06.2022
Vërshime në rrugët e Prishtinës pas shiut dhe breshrit të fortë Foto: Agim Sulaj - AA

Prishtinë

Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar nga uji i grumbulluar pas shiut dhe breshrit të fortë që ka rënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrugën “Agim Ramadani”, afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, niveli i lartë i akumuluar i ujit ka penguar rrjedhën normale të komunikacionit për automjete.

Gjithashtu edhe këmbësorët kanë hasur në vështirësi të kalimit në këtë rrugë, e cila bëhet vështirë e kalueshme sa herë ka reshje të dendura të shiut.

Një gjë e tillë disa herë është ngritur si shqetësim nga qytetarët, por autoritetet lokale janë përgjigjur se kanalizimet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për kalimin e niveleve të larta të ujit menjëherë.

Arsye tjetër është përmendur edhe fakti se kjo po ndodh për shkak të masës së gjerë të asfaltit dhe mungesës së tokës pa asfalt në këtë zone, e cila do të ndihmonte në absorbimin e shiut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın