BALLKANI

Vërshimet në Kosovë: Situata e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME

Agim Sulaj  | 09.01.2026 - Përdıtësım : 10.01.2026
Vërshimet në Kosovë: Situata e qetë, stabile dhe e menaxhueshme Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Situata aktuale e vërshimeve në territorin e Kosovës është e qetë, stabile dhe e menaxhueshme, transmeton Anadolu.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e vendit në raportin e saj të fundit ka njoftuar se sipas qendrave operative emergjente dhe strukturave zjarrfikëse dhe të shpëtimit në terren, situata është përmirësuar krahasuar me ditët e kaluara.

“Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, tha agjencia AME.

AME ka raportuar për secilën komunë veç e veç, ku në të gjitha gjendja është stabilizuar dhe nuk ka nevojë për intervenime, megjithëse monitorimet dhe ndihma për qytetarët e evakuuar po vazhdon.

Agjencia gjithashtu ka bërë të ditur se reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, duke ftuar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët malore dhe ato dytësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın