Ushtria turke vazhdon të mbështesë arsimin në Kosovë
Kolonel Çelikkanat tha se ushtria turke gjatë mandatit të saj 26-vjeçar në Kosovë ka kryer shumë punë që mund të prekin jetën e njerëzve në shumë fusha si arsimi, kultura, shëndetësia dhe infrastruktura

Prishtinë
PRIZREN (AA) - Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit civil-ushtarak është përuruar një kabinet i shkencës në Shkollën Fillore “Hysen Rexhepi” në Prizren nga Delegacioni Përfaqësues Turk i Kosovës (KFOR-i Turk), raporton Anadolu.
Në ceremoninë e projektit së mbajtur në shkollë morën pjesë zv/kryeministrja e Kosovës për Çështjet e Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, konsulli i përgjithshëm turk në Prizren, Celal Doğan, presidenti i Delegacionit Përfaqësues Turk të Kosovës, kolonel Ersin Çelikkanat, deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fidan Brina Jılta, si dhe përfaqësues të organizatave turke dhe lokale në vend, mësues dhe nxënës.
Në fjalën e tij, kolonel Çelikkanat tha se ushtria turke gjatë mandatit të saj 26-vjeçar në Kosovë ka kryer shumë punë që mund të prekin jetën e njerëzve në shumë fusha si arsimi, kultura, shëndetësia dhe infrastruktura.
Çelikkanat tha se kanë themeluar mbi 40 institucione private mësimore dhe kabinete shkollore për të mbështetur arsimin në Kosovë.
"Si Delegacion Përfaqësues Turk, jemi shumë krenarë dhe të lumtur që jemi në gjendje të vendosim një tullë në arsim i cili do të ndërtojë të ardhmen e Kosovës", tha ai.
Përfaqësuesit e shkollave falënderuan në fjalimet e tyre Turqinë për mbështetjen e dhënë.
Pas fjalimeve, u pre shiriti i hapjes së projektit dhe të ftuarit dhe nxënësit vizituan kabinetin. Si pjesë e projektit, kabineti i shkencës i ngritur në Shkollën Fillore Hysen Rexhepi u pajis me pajisjet e nevojshme.
Ushtarët turq shërbejnë në Kosovë që nga paslufta e vitit 1999.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.