BALLKANI

Ushtria turke në mbështetje të arsimit në Kosovë

Konsulli Celal Doğan tha se Turqia vazhdon të kontribuojë në Kosovë në fusha të ndryshme si mbrojtja, arsimi, kultura, shëndetësia dhe ekonomia.

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 11.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Ushtria turke në mbështetje të arsimit në Kosovë Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), si pjesë e bashkëpunimit civil-ushtarak, ka përuruar ndërtimin e kabinetit të informatikës në Shkollën Fillore “Fatmir Berisha” në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes të mbajtur në shkollë, morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan, presidenti i delegacionit të KFOR-it Turk, kolonel Ersin Çelikkanat, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, si dhe përfaqësues të organizatave turke dhe lokale në vend, nxënës dhe mësues.

Në fjalën e tij këtu, Konsulli i Përgjithshëm Doğan tha se Turqia dhe Kosova janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën përmes lidhjeve farefisnore, historike dhe kulturore.

Doğan tha se Turqia vazhdon të kontribuojë në Kosovë në fusha të ndryshme si mbrojtja, arsimi, kultura, shëndetësia dhe ekonomia.

"Forcat e Armatosura Turke kanë ndërmarrë qindra projekte sociale gjatë 26 viteve të tyre në Kosovë”, theksoi Doğan.

Koloneli Çelikkanat përmendi gjithashtu se ushtria turke ka kryer punime në shumë fusha në Kosovë që prekin jetët e njerëzve.

“Brenda kuadrit të fjalëve të themeluesit të Republikës së Turqisë, Udhëheqësit të Madh Gazi Mustafa Kemal Atatürk, ‘Arsimi, kultura dhe dija janë dritarja më e gjerë drejt iluminizmit’, si Kryesi e Komitetit Përfaqësues Turk, jemi shumë krenarë dhe të lumtur që arritëm të vendosim një tullë në arsimin që do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Administratorët e shkollës në fjalën e tyre falënderuan ushtrinë turke dhe Turqinë për mbështetjen e dhënë.

Pas fjalimeve, u pre shiriti i hapjes së projektit dhe të ftuarit panë klasën bashkë me nxënësit.

Si pjesë e projektit, në Shkollën Fillore "Fatmir Berisha" u krijua një kabinet i informatikës, apo klasë e pajisur me kompjuterë dhe pajisje të tjera të nevojshme të informatikës.

Ushtarët turq shërbejnë në Kosovë që nga viti 1999.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.