BALLKANI

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në KFOR kryen patrulla në Pejë

Siç njoftohet, patrulla është kryer për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë

Agim Sulaj  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut në KFOR kryen patrulla në Pejë

Prishtinë

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut të Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer patrulla në komunën e Pejës, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga KFOR-i, u bë e ditur se patrulla u krye për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë.

Sipas të dhënave nga KFOR-i, në këtë mision shërbejnë 67 ushtarë nga Maqedonia e Veriut.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın