Urat dhe monumentet e Sarajevës ndriçohen për festat e fundvitit
Urat kryesore, simbolet kulturore dhe arkitekturore të Sarajevës morën ndriçim festiv, duke krijuar atmosferën e një metropoli botëror.
Saraybosna
Në prag të festave të Vitit të Ri, Sarajeva ka marrë një shkëlqim të veçantë festiv, raporton Anadolu.
Urat “Sheher-qehajina quprija”, Ura e Re pranë Vijeçnicës, Ura Latine, Drvenija, Qumurija, Çobanija, “Festina lente” dhe Ura “Eiffel” janë ndriçuar me drita festive, duke u ofruar banorëve të Sarajevës dhe turistëve të shumtë një përjetim vizual unik.
Në atmosferë festive janë veshur edhe simbolet e njohura arkitekturore të qytetit, ndër të cilat ndërtesa e Flakës së Përjetshme dhe e Teatrit Kombëtar, si dhe një pjesë e Sheshit të Teatrit “Susan Sontag”, të cilat kanë plotësuar ambientin festiv.
Ndriçimi festiv do të vendoset gjithashtu përgjatë shëtitores “Obala Maka Dizdara”, në shtyllat e ndriçimit publik dhe në ndërtesën e Akademisë së Arteve të Bukura, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe solemne që simbolizon mirëseardhjen për qytetarët dhe vizitorët e Sarajevës, njoftoi kryetari i bashkisë Samir Avdiq në rrjetet sociale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
