BALLKANI

Ura pezull në Kozhle: Simbol i unitetit, qëndrueshmërisë dhe punës

Ndërtuesi i saj është Stojan Trajanovski (70) i cili në një bisedë për Anadolu Agency (AA) ndau rrëfimin për urën që pasqyron këmbënguljen, mundin, dëshirën dhe kokëfortësinë e njeriut për të krijuar me duart e veta atë që i nevojitet

Edıta Zekjırovıkj  | 02.07.2022 - Përdıtësım : 03.07.2022
Ura pezull në Kozhle: Simbol i unitetit, qëndrueshmërisë dhe punës Foto: Edıta Zekjırovıkj / AA

Shkup

SHKUP (АА) - Edita Zekjirovikj

Urat janë simbol i lidhjes dhe gjithmonë kanë qenë të rëndësishme për ruajtjen e komunikimit midis njerëzve që nga kohërat e lashta. Një nga urat që me arkitekturën e saj specifike zgjon kureshtjen e kalimtarëve është ura pezull afër fshatit Kozhle të Shkupit, e cila ndryshe quhet Ura e Stojanovit.

Ndërtuesi i saj është Stojan Trajanovski (70), i cili në një bisedë për Anadolu Agency (AA) ndau rrëfimin për urën që pasqyron këmbënguljen, mundin, dëshirën dhe kokëfortësinë e njeriut për të krijuar me duart e veta atë që i nevojitet.

Trajanovski shpjegon se urën pezull e ka ndërtuar për dy vjet, e ka lëshuar në përdorim në vitin 2014 dhe se dëshira e tij ka qenë që të ndërtohet një urë që do t'i lidhë besimtarët me manastirin që ndodhet afër fshatit.

“Kjo urë është e treta me radhë. Më parë gjetëm një urë mbi shtylla betoni. Uji duke bartur pemë të vjetra dhe niveli më i lartë i ujit e rrëzoi atë urë”, tha Trajanovski.

Kur këmbëngulja është më e madhe se të gjitha barrierat

Ai shpjegon se për ta ndërtuar urën i është dashur më shumë kohë, pasi herë pas here ka pasur ndihmë vetëm nga kalimtarët e rastit.

Trajanovski thotë se është veçanërisht i kënaqur që ekzistenca e një shkëmbi të madh që pengonte rrugën nuk e pengoi atë të përmbushte idenë e tij dhe premtimin që u bëri banorëve se do të ndërtonte një urë. Pasi nuk arriti të siguronte financat për prerjen profesionale të shkëmbit, ai mësoi ta thyente vetë gurin me një çekiç dhe daltë të zakonshme.

“Nga këtu deri në autostradë ishte pyll. Kam eksploruar rrugën dhe kam bërë mbulesa me dërrasa me dy persona. Pa pasur nevojë për shumë njerëz e kemi kultivuar këtë zonë”, shton Trajanovski.

Ai thotë se është munduar që ndërtimin e urës 100-metërshe ta bëjë sa më të fortë dhe më të sigurt, që kjo urë e fshehur mbi lumin Pçinja, në periferi të Shkupit, të jetë vend i preferuar nga admiruesit e natyrës për të shpëtuar nga turmat e qytetit.

Natyra e paprekur dhe puna njerëzore

Kombinimi i natyrës së paprekur dhe punës njerëzore për të krijuar diçka që do t'i shërbejë njerëzimit pa kohë, kontribuon që kjo urë pezull të jetë një ndërtim unik, i vlefshëm jo vetëm për vendasit, por edhe për vizitorët e shumtë të fshatit në rrethinën e Shkupit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.