BALLKANI

Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë

Fatjon Cuka   | 29.10.2020
Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Në Shqipëri është zgjedhur një mënyrë e veçantë për të shënuar 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në mungesë të ceremonive për shkak të pandemisë COVID-19, raporton Anadolu Agency(AA).

Universiteti Politeknik i Tiranës ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë

Në Shqipëri është zgjedhur një mënyrë e veçantë për të shënuar 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në mungesë të ceremonive për shkak të pandemisë COVID-19. Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Turqisë dhe flamurit të Shqipërisë.

Ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.

Me rastin e 29 Tetorit, në Turqi dhe në vende të tjera jashtë saj organizohen aktivitete dhe ceremoni të ndryshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın