BALLKANI

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup vazhdon përgatitjet për procesin e harmonizimit me BE-në

"Misioni themelues i universitetit tonë është të forcojë lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore midis Turqisë dhe Ballkanit. Deri më sot, kanë ndjekur studime studentësh nga mbi 50 vende", tha rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar

Mücahit Türetken  | 12.08.2025 - Përdıtësım : 13.08.2025
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup vazhdon përgatitjet për procesin e harmonizimit me BE-në Foto: Beyza Cömert / AA

Istanbul

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) prof. dr. Lütfi Sunar tha se misioni themelues i universitetit të tyre është forcimi i lidhjeve historike, kulturore dhe shoqërore midis Turqisë dhe Ballkanit.

I themeluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, në vitin 2006 nën udhëheqjen e sipërmarrësve dhe filantropëve turq dhe nga Maqedonia e Veriut, IBU është në vitin e tij të 19-të dhe mirëpret studentë nga më shumë se 30 vende me 9 fakultete, 27 departamente dhe 29 programe universitare.

Prof. dr. Lütfi Sunar në një deklaratë për Anadolu foli rreth ambienteve dhe vizionit të universitetit.

Ai tha se IBU ofron një gamë të gjerë studimesh, nga stomatologjia te inxhinieria, nga arti dhe dizajni te drejtësia, duke shpjeguar se ata ofrojnë studime sipas standardeve ndërkombëtare me laboratorë, klinikë dentare, studio arti, dizajn dhe televiziv dhe infrastrukturë teknike në kampusin e tyre prej 50.000 metrash katrorë.

"Misioni themelues i universitetit tonë është të forcojë lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore midis Turqisë dhe Ballkanit. Deri më sot, kanë ndjekur studime studentësh nga mbi 50 vende. Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e studentëve janë ndërkombëtarë", u shpreh Sunar.


- Sukseset akademike dhe projektet ndërkombëtare

Më tej, Sunar theksoi se IBU ka arritur suksese të rëndësishme në fushën akademike. "Zbatojmë më shumë se 30 projekte me mbështetje vjetore nga fondet e Bashkimit Evropian (BE) që tejkalojnë 3 milionë euro. Publikimet tona akademike janë skanuar në indekse ndërkombëtare. Përmes shtëpisë sonë botuese, ne bëjmë publikime në nivel ndërkombëtar. Ne jemi një universitet ku studentët mbështeten socialisht dhe psikologjikisht dhe kanë jetë aktive arsimore", shtoi ai më tej.

Sunar vuri në dukje se IBU ka marrëveshje bashkëpunimi aktiv jo vetëm me universitete në Turqi, por edhe me mbi 400 universitete në të gjithë botën dhe se një universitet i madh nga Anglia ka ardhur tek to javët e fundit me një ofertë për të hapur departament të përbashkët.

Ai tha se ekzistojnë lidhje të forta historike dhe kulturore midis Turqisë dhe Ballkanit dhe se në këtë kuptim, universiteti është institucion shumë i rëndësishëm për sa i përket vizionit të Turqisë në Ballkan.

"Këto nuk janë vetëm lidhje që ekzistonin në të kaluarën. Sot, shumë njerëz me origjinë nga Ballkani jetojnë në vendin tonë (Turqi). Lidhjet tona familjare janë shumë të forta. Prandaj, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka rëndësi strategjike në krijimin dhe zhvillimin e lidhjeve midis Maqedonisë së Veriut, Ballkanit dhe Turqisë. Në këtë drejtim, ne organizojmë projekte të shumta kërkimore dhe ngjarje në universitetin tonë. Ne ofrojmë kornizë që mbështet afrimin strategjik midis Turqisë dhe Ballkanit", u shpreh Sunar.


- Inspektime ligjore dhe politika e transparencës

Ai më tej tha se IBU vepron sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut dhe inspektohet çdo vit nga ministritë përkatëse dhe institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se raportet vjetore të aktivitetit dhe raportet e performancës akademike publikohen në mënyrë transparente në faqen e tyre të internetit.

Duke potencuar se të gjitha universitetet ndërkombëtare kanë kriteret e tyre për pranim të studentëve, Sunar tha:

"Universitetet në Turqi, kur pranojnë studentë ndërkombëtarë, në fakt i pranojnë ata pa provim. Ky është rasti kudo në botë. Për më tepër, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është një universitet që në Turqi është përfshirë në udhëzuesin e provimeve dhe sistemin qendror të pranimit nga YÖK (Këshilli i Arsimit të Lartë). Kjo do të thotë që pas dhënies së provimit të pranimit në universitet në Turqi, një student mund të aplikojë drejtpërdrejt në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik përmes sistemit qendror të pranimit. Kjo, në fakt, e detyron Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik të përmbushë kritere të shumta".

Sunar thekson se ekziston një kërkesë për pjesëmarrje e detyrueshme në ligjërata prej 70 për qind në përgjithësi në IBU dhe 80 për qind në programet shëndetësore, duke deklaruar se ata e zbatojnë në mënyrë strikte këtë rregull në përputhje me kriteret e ekuivalencës së YÖK dhe se studentët duhet të jetojnë në Maqedoninë e Veriut.


- 3.800 studentë aktivë studiojnë në universitet

Sunar tha se ka afërsisht 3.800 studentë aktivë në universitet nga ky vit.

"40-45 për qind e studentëve tanë janë nga Maqedonia e Veriut, 40 për qind nga Turqia dhe pjesa tjetër nga vende të tjera. Ky diversitet është rezultat i natyrshëm i misionit të veçantë të universitetit tonë. Diplomat tona aktualisht njihen drejtpërdrejt në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së. Ne po përfundojmë të gjitha përgatitjet tona për t'u përshtatur me kornizën arsimore të BE-së".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın