Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik po e formëson të ardhmen e rajonit në fushën e shëndetësisë
- IBU theksoi se ekosistemi gjithëpërfshirës shëndetësor jo vetëm që e ngrit cilësinë e arsimit, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe përparimin e kërkimeve shkencore në rajon

Shkup
SHKUP (AA) - Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), si një markë arsimore në rritje në Ballkan, vazhdon të prodhojë kuadro cilësore në fushën e shëndetësisë përmes investimeve të tij në sektorin shëndetësor, infrastrukturës moderne dhe programeve të fokusuara në trajnim praktik, transmeton Anadolu.
IBU në një deklaratë me shkrim theksoi se ekosistemi gjithëpërfshirës shëndetësor, që shtrihet nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare deri te kompleksi "Balkan Laboratories", jo vetëm që e ngrit cilësinë e arsimit, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe përparimin e kërkimeve shkencore në rajon.
- Transformim digjital dhe mësim praktik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare
Fakulteti i Mjekësisë Dentare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) po shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit universitar përmes përfshirjes së teknologjisë së avancuar dhe përvojës praktike që nga viti i parë i studimeve.
Universiteti theksoi se studentëve u ofrohet trajnim praktik në laboratorë simulimi digjital, duke përdorur sisteme CAD/CAM, printerë 3D dhe skanerë digjitalë të avancuar. Qëllimi i fakultetit është të diplomojë mjekë që zotërojnë jo vetëm aftësi teknike, por edhe vlera humane të thella.
- Eksperiencë me pacientë real përmes "Balkan Dental Polyclinics"
Një element kyç i arsimit praktik në këtë fakultet është edhe "Balkan Dental Polyclinics", ku studentët punojnë me pacientë real nën mbikëqyrjen e profesorëve.
Këtu studentët kanë mundësinë të punojnë me pacientë realë, duke ofruar shërbime që variojnë nga stomatologjia parandaluese deri te trajtimet estetike.
- Shkolla e Lartë Mjekësore dhe bashkëpunimi me Acıbadem
Shkolla e Lartë Mjekësore (Vocational Medical School) e IBU-së zhvillon programet për infermieri dhe akusheri në bashkëpunim me Universitetin Acıbadem në Turqi dhe spitalet Acıbadem Sistina.
Përmes Qendrës Moderne të Simulimit (Simulation Center) studentët përgatiten për jetën profesionale duke ushtruar qasje mjekësore të bazuara në dëshmi, në një ambient të sigurt dhe të kontrolluar.
- "Balkan Laboratories", qendra për edukim dhe kërkim shkencor
Një tjetër aset i rëndësishëm i universitetit është kompleksi "Balkan Laboratories", që shtrihet në një hapësirë prej 1.700 metrash katrorë. Ai përfshin 13 laboratorë të specializuar, që variojnë nga biologjia molekulare dhe gjenetika deri te patologjia, anatomia dhe industria farmaceutike.
Studentët përfitojnë një përvojë të të mësuarit aktiv, të orientuar si drejt edukimit ashtu edhe drejt kërkimit shkencor. Me sallën e konferencave me kapacitet prej 150 vendesh, ky kompleks shërben gjithashtu si një qendër për ngjarje shkencore.
- Rektori i IBU-së: Misioni i universitetit, lider në prodhimin e dijes në fushën e shëndetësisë në Ballkan
Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar, tha se edukimi është një fushë strategjike që jo vetëm përcakton cilësinë e jetës së individëve, por edhe kapacitetin zhvillimor të shteteve.
"Universiteti ynë ka për mision të jetë lider në formimin e burimeve njerëzore dhe prodhimin e dijes në fushën e shëndetësisë në Ballkan. Ne i edukojmë studentët tanë që të bëhen profesionistë të aftë, të mbështetur nga teknologji të avancuara, me vlera etike dhe të përgatitur për të konkurruar në nivel ndërkombëtar", theksoi Sunar.
Ai gjithashtu theksoi se përmes kompleksit "Balkan Laboratories" dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare, universiteti ofron "një ndërthurje të teorisë me praktikën, duke u mundësuar studentëve që pas diplomimit të hedhin hapa të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë". Këto investime, tha ai, njëkohësisht e forcojnë edhe ekosistemin shëndetësor në Ballkan.
Për vitin akademik 2025/2026, IBU pranon aplikime online përmes faqes 'hello.ibu.edu.mk/apply'. Kandidatët që aplikojnë deri më 31 korrik 2025 përfitojnë 5 për qind zbritje për regjistrim të hershëm.
Për të gjithë ata që synojnë një fillim të fortë në fushën e shëndetësisë, IBU spikat si një qendër që po e formëson të ardhmen e rajonit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.