Tërmet me magnitudë 4,6 godet Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
Sipas të dhënave në faqen e Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 22:05, ka qenë 19 kilometra në lindje të qytetit të Prizrenit dhe 15 kilometra në veri të Tetovës, me një thellësi prej 5 kilometrash
Shkup
Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave në faqen e Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 22:05, ka qenë 19 kilometra në lindje të qytetit të Prizrenit dhe 15 kilometra në veri të Tetovës, me një thellësi prej 5 kilometrash.
Dridhjet janë ndier edhe në qytete të tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë.
Qytetarë të shumtë janë parë duke dalë jashtë shtëpive të tyre pas dridhjeve.
Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz ose pronë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
