BALLKANI

Turqia ofron trajnim për Policinë e Shqipërisë mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Trajnimi mbahet më 15-19 dhjetor në Akademinë e Sigurisë në Tiranë dhe pjesë e tij janë 20 punonjës nga drejtoritë vendore nga Policia e Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 15.12.2025 - Përdıtësım : 15.12.2025
Turqia ofron trajnim për Policinë e Shqipërisë mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është mbajtur aktiviteti i fillimit të trajnimit të punonjësve të Policisë së Shqipërisë, ofruar nga Policia e Turqisë, me fokus mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, raporton Anadolu.

Në hapje të trajnimit në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, pranë Akademisë së Sigurisë në Tiranë, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke dhe të institucioneve shqiptare.

Rektori i Akademisë së Sigurisë të Shqipërisë, Ilirjan Mandro, gjatë fjalës së tij e konsideroi si tepër të rëndësishëm trajnimin.

"Ne si gjithmonë kemi mbështetjen e ekspertëve me eksperiencë nga Policia Turke, nga pastrimi i parave dhe lufta kundër terrorizmit, të cilët kanë eksperiencë të gjatë pune në këtë fushë", tha ai.

Mandro theksoi se ky trajnim nuk do të jetë thjesht teorik, por sipas tij do të jetë një trajnim me praktikat më të mira dhe me shkëmbim eksperiencash.

Këshilltari për punët e brendshme në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Omer Uslusoy, në fjalën e tij u shpreh se trajnimi realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Turqisë dhe Policisë së Shqipërisë.

"Në botën e sotme të globalizuar, pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit zënë një vend shumë të rëndësishëm. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të ndajmë përvojën dhe njohuritë e vendit tonë me ju", tha Uslusoy.

Trajnimi mbahet më 15-19 dhjetor në Akademinë e Sigurisë në Tiranë dhe pjesë e tij janë 20 punonjës nga drejtoritë vendore nga Policia e Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın