BALLKANI

Turqia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit për shkak të Peter Handke

Ambasadori i Turqisë në Stockholm njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi

Atila Altuntaş  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
Turqia nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit për shkak të Peter Handke Foto: Atila Altuntaş/AA

Stockholm

Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakkı Emre Yunt, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të Peter Handke, raporton Anadolu Agency (AA).

Një tjetër reagim ndaj austriakut Handke, i cili më 10 dhjetor pritet të marrë çmimin e tij nga Mbreti i Suedisë Carl-i i 16-të Gustaf, erdhi nga ambasadori turk në Suedi.

Yunt, në deklaratën për AA, njoftoi se në ceremoni është i ftuar por nuk do të marrë pjesë.

Ndërkohë edhe ambasada e Shqipërisë në Stockholm njoftoi se do të bojkotojë dhe nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Televizioni shtetëror i Suedisë, SVT, rikujtoi se Turqia ka dënuar vendimin për ndarjen e çmimit Peter Handke-s, duke e transmetuar tekstin e publikuar në llogarinë e Ministrisë turke të Mbrojtjes në Twitter.

Peter Handke

Shkrimtari austriak Handke ka lindur në vitin 1942 në fshatin Griffen në rajonin Karnten në jug të Austrisë. Nga viti 1961 ai ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Grazit. Por i ndërpreu studimet disa vjet më vonë kur e publikoi novelën, "Die hornissen", në vitin 1966.

Përzgjedhja e Handke-s si laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 shkaktoi reagime në rajon dhe më gjërë.

Handke i cili ishte një admirues i madh i Millosheviqit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar "Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë".

Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.

Ai gjithashtu kishte vizituar në burg Milloseviqin dhe kishte bërë përpjekje për të dëshmuar në favor të tij.

Handke poashtu kishte marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit në vitin 2006, ku në fjalim ishte shprehur se "Këtu gjendem për Jugosllavinë, Serbinë, Sllobodan Millosheviqin".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın