BALLKANI

Turqia ndihma me veshmbathje dhe ushqim në Maqedoninë e Veriut

Shoqata ANDA nga Turqia në fshatin Debreshtë dhuroi 600 pako ushqimore, ndërsa për 150 fëmijë dhuroi materiale dhe uniforma shkollore

Seyyid Emin  | 10.04.2019 - Përdıtësım : 11.04.2019
Turqia ndihma me veshmbathje dhe ushqim në Maqedoninë e Veriut ( Seyyid Emin - Anadolu Agency )

Dollnen

Shoqata "Kardeşe Vefa - ANDA" nga Turqia ka dhuruar ndihma me veshmbathje dhe ushqim në fshatin Debreshtë të komunës së Dollnenit në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave në Shoqatën "Yakup Efendi", morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, drejtori i Institutit Yunus Emre në Shkup, Serhat Kula, drejtori i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), Hüsrev Emin, si dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadorja Kara në fjalën e saj tha se janë duke përjetuar një ditë shumë të veçantë dhe të mirë dhe falënderoi shoqatën ANDA për ndihmat.

Duke u adresuar banorëve, Kara theksoi se Turqia gjithmonë me institucionet e saj do të jetë pranë tyre.

Kara gjithashtu kërkoi mbështetje nga bashkëatdhetarët në luftën e tyre kundër terrorizmit.

"FETO është organizatë terroriste. Këtë e themi haptazi. Ata këtu kanë zgjatimet e tyre, kolegjet Yahya Kemal si dhe të ashtuquajturën gazetë, e cila është e mbushur me lajme të rreme", u shpreh Kara.

"Përderisa Republika e Turqisë pastrohet nga këto ndyrësira, ajo do të rritet, do të forcohet, do të zhvillohet edhe më shumë. Do të rriten edhe ndihmat ndaj jush. Por presim një luftë së bashku", theksoi ambasadorja turke.

Kara më tutje tha se në këto troje janë kultivuar vlera madhështore dhe kërkoi që të pastrohet emri i Yahya Kemal nga organizata mizore.

Ajo gjithashtu nënvizoi se synimet e tyre janë që incidentet e njëjta të mos ndodhin edhe në Maqedoninë e Veriut.

"Shpresojmë që edhe këtu do të luftohet kundër organizatës FETO në mënyrë shumë të sinqertë", tha Kara.

Kreu i Shoqatës ANDA, Okan Tosun, nga ana e tij tha se kanë ardhur të përcjellin përshëndetjet nga Turqia.

"Pas kësaj, shpeshherë do të vizitojmë. Dëshirojmë të ndajmë problemet tuaja, të qeshim me gëzimet tuaja", tha ai.

Ndërkaq, Cemil Sadullah, kreu i Shoqatës Yakup Efendi, falënderoi ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.

Shoqata ANDA në Debreshtë dhuroi 600 pako ushqimore, ndërsa për 150 fëmijë dhuroi materiale dhe uniforma shkollore. Shoqata ndihmat e saj humanitare do t'i realizojë edhe në Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın