Turqi, qyteti Bursa burim shërimi me pasuritë natyrore dhe ujërat termale
"Shumica e komuniteteve në pozitën gjeografike në Ballkan, ashtu si në Evropë kanë shumë të afërt edhe në Bursa të cilën e bën një qytet të rëndësishëm i cili me lidhjet e krijuara mund t'i kthejë në dobi bekimet, të mirat shëndetësore", tha Vardar

Shkup
FURKAN ABDULA
Planifikuesi urbanistik i Grupit A të Kompanisë UPA për Planifikimin Urban dhe Arkitekturor, Bayram Vardar, ka bërë të ditur se qyteti Bursa në Turqi me pasuritë natyrore dhe ujërat e saj termale është bërë burim shërimi.
"Qyteti Bursa në Turqi, përveçse është kryeqyteti i historisë dhe kulturës, është bërë nga dita në ditë një destinacion i rëndësishëm edhe në shëndetësi. Bursa, me pasuritë natyrore dhe ujërat e saj termale është bërë burim shërimi", tha Vardar për Anadolu Agency (AA) lidhur për pasuritë natyrore, ujërat termale të Bursës dhe punimet që kanë kryer si kompani.
Duke rikujtuar se ka lindur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, Vardar tha se një kohë të gjatë ka kryer detyrën si administrator lokal dhe se në 4 vitet e fundit ka kompaninë e tij inxhinieri-arkitekturë.
Sipas tij, shumica e komuniteteve në Ballkan kanë të afërm në qytetet evropiane.
"Padyshim që Turqia është vendi ku janë intensifikuar më shumë të afërmit e njerëzve nga Ballkani, ndërsa brenda Turqisë është Bursa. Turqia është një vend i madh sa i përket popullsisë prej 83 milionë apo ekonomisë së saj të fuqishme. Qyteti Bursa në Turqi pas Stambollit përbën pjesën e dytë më të madhe në ekonomi me popullsinë e saj prej rreth 3.5 milionë dhe me rreth 24 zona industriale të organizuara. Bursa është qyteti ku komunitetet në gjeografinë e Ballkanit kanë më shumë të afërm", tha Vardar.
Në fjalën e tij, Vardar tërhoqi vëmendjen se ka gjetur mundësinë të njohë shumë avantazhe, mundësi dhe vlera të qytetit në kohën kur ka punuar si administrator lokal në Bursa.
"Mundësitë, avantazhet dhe vlerat e qytetit Bursa në kohën kur isha drejtues i prezantonim në mënyrën: Teksa engjëjt fluturonin mbi qytete ata ofronin një dhuratë, një bekim në çdo qytet. Kur kaluan në qytetin Rize ofruan çajin, në qytetin Ordu lajthinë. Ndërsa kur po kalonin mbi Bursa engjëjve u ra trasta dhe të gjitha bekimet ranë mbi qytetin Bursa", u shpreh Vardar.
Ai thotë se Bursa është një qytet i cili ka shumë pasuri të tilla si ujërat termale, mali për ski Uludağ, detin, është i njohur për peshqirët, për pjeshkët, dardhat, ullinjtë.
"Krahas këtyre pasurive natyrore Bursa është një qytet me më shumë avantazhe nga qytetet e tjera i cili është qytet i shërimit që shpërndan shërim me ujërat e saj termale. Në Bursa ka ujëra termale 400 litra në sekondë dhe kjo cilësi e bën qytetin Bursa të krahasueshëm me naftën në Lindjen e Mesme ndërkohë që Bursa është edhe një qytet shumë i vjetër në përdorimin e këtyre ujërave termale", tha Vardar.
"Evliya Çelebi ka thënë se në Bursa kanë qenë ekzistente rreth 3 mijë hamame", potencoi Vardar i cili shtoi se, "Bursa bashkë me pasuritë natyrore dhe ujërat e saj termale është një burim shërimi. Duke ditur aspektin shërues dhe të pasurive të saj, në Bursa, shteti, institucionet publike ashtu si në gjithë vendin kanë investime intensive në shëndetësi".
Ai thekson se Bursa përveç se është kryeqyteti i historisë dhe kulturës, është bërë nga dita në ditë një destinacion i rëndësishëm edhe në shëndetësi.
"Bursa, është një qytet që ofron mundësi të rëndësishme. Shumica e komuniteteve në pozitën gjeografike në Ballkan, ashtu si në Evropë kanë shumë të afërt edhe në Bursa të cilën e bën një qytet të rëndësishëm i cili me lidhjet e krijuara mund t'i kthejë në dobi bekimet, të mirat shëndetësore", tha Vardar.
Vardar theksoi se bashkë me turizmin kulturor dhe historik, turizmi shëndetësor është një fazë e rëndësishme e turizmit.
"Edhe ne jemi të detyruar të ndihmojmë njerëzit në pozitën gjeografike të Ballkanit nëpërmjet kompanisë tonë 'Peak International Health' të krijuar me shqetësimin që këtë cilësi të qytetit Bursa ta bashkojmë me njerëzit e Ballkanit që kërkojnë shërim dhe ta ofrojmë si një shërbim duke e ndarë me njerëzit. Ne po ofrojmë ndihmën tonë. Në këtë mënyrë ne po përpiqemi që bekimet e qytetit Bursa t'i ndajmë me gjithë këtë gjeografi", tha ai.