BALLKANI

Tre persona humbin jetën dhe rreth 80 të plagosur në një aksident trafiku pranë Sremska Mitrovicës

Autobusi që transportonte punëtorë të kompanisë “Heltcare” për arsye ende të panjohura doli nga rruga dhe u përmbys

Zlatan Kapic  | 17.10.2025 - Përdıtësım : 19.10.2025
Tre persona humbin jetën dhe rreth 80 të plagosur në një aksident trafiku pranë Sremska Mitrovicës Foto: Ilustrim/AA

Sarajevë

Tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur pasi një autobus që transportonte punëtorë të kompanisë “Heltcare” u përmbys në rrugën Sremsa Mitrovicë-Jarak në Serbinë veriperëndimore, transmeton Anadolu.

Departamenti i Policisë së Sremska Mitrovicës njoftoi se të plagosurit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Sremska Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Siç raporton agjencia Tanjug, autobusi i kompanisë transportuese “Sirmium Bus” për arsye ende të panjohura doli nga rruga dhe u përmbys.

Ekipet e emergjencës dhe të policisë janë në vendngjarje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.