BALLKANI

Tramvaji del nga shinat në Sarajevë: Një person i vdekur dhe disa të lënduar

Aksidenti ndodhi rreth mesditës përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit

Kemal Zorlak  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Tramvaji del nga shinat në Sarajevë: Një person i vdekur dhe disa të lënduar Foto: Samır Jordamovıc / AA

Sarajevë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tramvaj doli nga shinat sot në qendër të Sarajevës, kryeqytetit i Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës përballë Muzeut Kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, dhe bëhet fjalë për një tramvaj që qarkullonte në linjën Stacioni Hekurudhor – Skenderija.

Ekipi i Anadolus nga terreni raporton se të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar. Këtë informacion për mediat lokale e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Pasi doli nga shinat, tramvaji përfundoi në rrugë, duke shkaktuar bllokim të trafikut në këtë pjesë të qytetit, si dhe dëmtime në stacionin e tramvajit. Në vendngjarje ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet përkatëse, ndërsa në zonën e aksidentit është vendosur perimetër sigurie.

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi shkaqet e aksidentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın