Trajneri i klubit Radniçki Kragujevac, Mlladen Zhizhoviç, ndërron jetë gjatë ndeshjes së Superligës Serbe
Trajnerit Zhizhoviç iu përkeqësua gjendja gjatë ndeshjes së javës së 14-të të Superligës Serbe në Luçan kundër klubit Mlladost, pas së cilës ndërroi jetë
Sarajevë
Trajneri i klubit të futbollit Radniçki, Mlladen Zhizhoviç, ka ndërruar jetë në mbrëmje pasi humbi ndjenjat pranë stolit gjatë një ndeshje të Superligës Serbe, transmeton Anadolu.
Mediat serbe raportojnë se trajnerit Zhizhoviç iu përkeqësua gjendja gjatë ndeshjes së javës së 14-të të Superligës Serbe në Luçan kundër klubit Mlladost, pas së cilës ndërroi jetë.
Ai humbi ndjenjat në minutën e 22-të të ndeshjes dhe më pas u dërgua në një ambulancë.
Trajneri 44-vjeçar papritmas u rrëzua pranë fushës, pas së cilës ndeshja u ndërpre për t’i ofruar ndihmë mjekësore.
- Mlladen Zhizhoviç
Zhizhoviç ka lindur më 27 dhjetor të vitit 1980 në Rogaticë, Bosnjë e Hercegovinë. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai luajti për disa klube, përfshirë Radnik Bijeljina, Rudar Ugljevik, Zrinjski Mostar, Tirana, Borac Banja Luka dhe Mlladost Rogatica.
Ai luajti katër ndeshje për kombëtaren e Bosnjë e Hercegovinës në vitin 2008.
Zhizhoviç e filloi karrierën si trajner në Radnik Bijeljina (2017-2019) dhe më vonë drejtoi klubin Zrinjski Mostar (2019-2020, Sloboda Tuzla (2021-2022) dhe Borac Banja Luka.
Në Kragujevac, ai mbërriti më 23 tetor.
             