BALLKANI

Tiranë, fillon forumi i Ballkanit Perëndimor për shoqërinë civile

Temat kryesore të forumit janë roli i organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal si dhe gjendja e dialogut social në Ballkanin Perëndimor

Saimir Alija  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
Tiranë, fillon forumi i Ballkanit Perëndimor për shoqërinë civile ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) po organizon në Tiranë Forumin e 7-të të Ballkanit Perëndimor për shoqërinë civile, ku në fokus janë diskutimet për disa çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në nisjen e punimeve të forumit ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, presidenti KESE-së, Luca Jahier, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e rajonit.

Luca Jahier, president i KESE-së, tha se Ballkani Perëndimor do të arrijë që të zhvillohet në një rajon integral.

"Ne në rolet tona respektive duhet t’u japim përgjigje konkrete zgjedhësve tanë dhe organizatave të biznesit. Shqipëria është në një transformim të madh. Forumi i shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor është një pjesë e aktiviteteve të jashtme, të komitetit tonë. Grumbullon më shumë se 100 pjesëmarrës dhe siguron mundësinë për të shkëmbyer pikëpamje lidhur me vizionin tonë të ardhshëm dhe nevojave tona. Ne do të flasim për tema të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor", u shpreh Jahier.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoj se roli i shoqërisë civile të jetë roli i avokatisë së interesit publik.

"Unë do të doja shumë që të vazhdonim ta konsideronim shoqërinë civile si një fidanishte, edhe për të pasuruar jetën politike, edhe për të pasuruar jetën mediatike, edhe për të pasuruar jetën diplomatike. Mezi pres që edhe në këtë situatë paksa kritike që kemi në Shqipëri, roli i shoqërisë civile të jetë roli i avokatisë së interesit publik, përtej interesave specifikë politikë që mund të kemi në moment të caktuara", tha Veliaj.

Veliaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, tha se "suksesi juaj është edhe suksesi im, suksesi ynë i këtij qyteti dhe këtij vendi dhe suksesi i secilës prej organizatave që përfaqëson një nga vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe suksesi i fqinjëve tanë."

Forumi dyditor ka mbledhur së bashku përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të rajonit.

Temat kryesore të forumit janë roli i organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal, në fushat si tregtia, investimet dhe marrëdhëniet mes njerëzve, si dhe gjendja e dialogut social në Ballkanin Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın