Tirana dhe Prishtina dekorohen me rastin e festave të fundvitit
Sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës kanë ndryshuar pamje me dekorin për festat e fundvitit.
Tiranë, Prishtinë
TIRANË/PRISHTINË (AA) - Sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, Tiranës dhe Prishtinës, kanë ndryshuar pamje me dekorin për festat e fundvitit, raporton Anadolu.
Sheshi "Skënderbeu", Sheshi "Nënë Tereza", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshe dhe rrugë të tjera në Tiranë janë "veshur" me dekorin shumëngjyrësh.
Në qendër të kryeqytetit është vendosur edhe pema tradicionale për pritjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Me rastin e festave, Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera do të organizojnë në vazhdim aktivitete të ndryshme.
Ndërkaq, dritat e vendosura nëpër bulevarde, pemët e ndriçuara dhe instalacionet artistike i kanë dhënë kryeqytetit të Kosovës një identitet të ngrohtë dimëror, duke e shndërruar në një hapësirë tërheqëse për qytetarët vendas dhe vizitorët e huaj.
Një nga pikat më të frekuentuara janë shtëpizat e vogla festive, të vendosura në sheshe, ku ofrohen produkte artizanale, pije të ngrohta dhe ushqime tradicionale.
Atmosfera festive është pasuruar edhe nga ardhja e bashkatdhetarëve nga vendet evropiane, të cilët tradicionalisht zgjedhin fundvitin për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
