Sport, BALLKANI

Tiranë, tifozët shqiptarë festojnë fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Me simbole kombëtare dhe këngë, tifozët kuqezi festuan në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit

Fatjon Cuka  | 12.10.2025 - Përdıtësım : 12.10.2025
Tiranë, tifozët shqiptarë festojnë fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Tifozët shqiptarë kanë festuar fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë, ndeshje e luajtur në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, raporton Anadolu.

Mijëra tifozë u mblodhën së bashku në Tiranë për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll, e cila u përball me Serbinë në Leskovac.

Me simbole kombëtare dhe këngë, tifozët kuqezi festuan në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit.

Në Leskovac u zhvillua ndeshja Serbi - Shqipëri, ku ekipi kuqezi fitoi me rezultatin 0:1, me golin e shënuar nga Manaj.

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.