BALLKANI

TIKA vazhdon të mbështesë bletarinë në Kosovë

Falë qendrave të ngritura, synohet të zgjerohet prodhimi i bletëve mbretëreshë shtëpiake dhe të zvogëlohet varësia e jashtme në bletari dhe sëmundjet e bletëve si dhe synohet të rritet sasia dhe cilësia e prodhimit të mjaltit

Dzihat Aliju  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
TIKA vazhdon të mbështesë bletarinë në Kosovë

Shkup

SHKUP (AA) - Në kuadër të programit të nisur për të mbështetur bletarinë e qëndrueshme në Kosovë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) krijoi qendra prodhimi të bletëve mbretëreshë në dy rajone dhe ofroi pajisje moderne dhe mbështetje trajnimi për projektin, transmeton Anadolu.

Brenda fushëveprimit të "Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bletarisë" të prezantuar nga TIKA në vitin 2024 për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë e qëndrueshme në Kosovë, bletarët që morën trajnim për prodhimin e bletëve mbretëreshë u mbështetën me kuti moderne të prodhimit të bletëve mbretëreshë dhe pajisje teknike si dhe u krijuan qendra të prodhimit të bletëve mbretëreshë në dy rajone.

Falë qendrave të ngritura, synohet të zgjerohet prodhimi i bletëve mbretëreshë shtëpiake dhe të zvogëlohet varësia e jashtme në bletari dhe sëmundjet e bletëve. Në të njëjtën kohë, synohet të rritet sasia dhe cilësia e prodhimit të mjaltit.

TIKA ka kryer një punë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e bletarisë në Kosovë gjatë dy viteve të fundit. Në projektin e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Republikës së Turqisë dhe Shoqatën e Bletarëve të Kosovës, trajnimi bazë në bletari iu dha gjithsej 240 bletarëve në rajonet e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Ferizajt. 34 bletarë morën pjesë në trajnime të specializuara mbi bletët mbretëreshë dhe prodhimin e peltes mbretërore.

Përveç kësaj, u mundësua rritja e kapaciteti teknik duke organizuar trajnime të posaçme mbi "Analizën e polenit në mjaltë" dhe "Metodat diagnostikuese për agjentët bakterialë, viralë dhe parazitarë të bletëve" për stafin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın