BALLKANI

TIKA vazhdon mbështetjen për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka pajisur me mobilie, sistem ngrohës dhe pajisje shëndetësore Qendrën Shëndetësore Bujan

Fatjon Cuka  | 10.12.2024 - Përdıtësım : 11.12.2024
TIKA vazhdon mbështetjen për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri Foto: TIKA

Tiranë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen ndaj Shqipërisë në sektorë të ndryshëm, ndërkohë një nga projekt e fundit është zbatuar në sektorin e shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur aktiviteti i përfundimit të projektit të TIKA-s për Qendrën Shëndetësore në Njësinë Administrative Bujan të Rrethit të Tropojës.

Pjesë e këtij inaugurimi ishin drejtori i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore në TIKA, Muhammed Ünal, koordinatori i TIKA-s Tiranë, Mustafa Ata, përfaqësues të institucioneve vendore në Tropojë dhe drejtues dhe punonjës të qendrës shëndetësore.

Sipas Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA ka pajisur me mobilie, sistem ngrohës dhe pajisje shëndetësore Qendrën Shëndetësore Bujan.

TIKA ka realizuar në Shqipëri qindra projekte në fusha të ndryshme, në sektorin e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, trashëgimisë kulturore dhe në sektorë të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın