BALLKANI

TIKA ndërton shkollë në Maqedoninë e Veriut

Sot në fshatin Kazandoll të Vallandovës u hap ndërtesa e re shkollore e ndërtuar nga TIKA

Seyyid Emin  | 06.11.2019 - Përdıtësım : 07.11.2019
TIKA ndërton shkollë në Maqedoninë e Veriut

Vallandovë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ndërtuar ndërtesë të re shkollore në Vallandovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së shkollës në fshatin Kazandoll, e cila vepron në kuadër të Shkollës Fillore "Cvetan Dimov" në Vallandovë, morën pjesë ministri pa resor i Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Investime të Jashtme, Elvin Hasan, kryetari i Komunës së Vallandovës, pero Kostadinov, koordinatori i TIKA-s për Maqedoninë e Veriut, Aytekin Ayden, drejtoresha e shkollës, Daniella Conova, si dhe mësimdhënës dhe nxënës.

Në një prononcim për gazetarët, Hasan tha se sot u realizua edhe një nga investimet e TIKA-s në fushën e arsimit.

TIKA ndërton shkollë në Maqedoninë e Veriut

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ndërtuar ndërtesë të re shkollore në Vallandovë. Në ceremoninë e hapjes së shkollës në fshatin Kazandoll, e cila vepron në kuadër të Shkollës Fillore "Cvetan Dimov" në Vallandovë, morën pjesë ministri pa resor i Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Investime të Jashtme, Elvin Hasan, kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov , koordinatori i TIKA-s për Maqedoninë e Veriut, Aytekin Ayden, drejtoresha e shkollës, Daniella Conova, si dhe mësimdhënës dhe nxënës. ( Seyyid Emin - Anadolu Agency )

"Si përfaqësues i Qeverisë së Maqedodonisë së Veriut, unë falënderoj vendin vëllazëror, Republikën e Turqisë, si dhe bashkëkombësit e mi këtu. Uroj të jetë e dobishme. Shpresoj që brezat e ardhshëm të edukohen edhe më mirë në këto shkolla në të cilat TIKA bën investime", tha Hasan.

Ndërkaq, Kostadinov tha se në Vallandovë jeton një popullsi e dendur turke.

"Unë qëndroj pas mendimit se të gjithë janë të barabartë dhe për të gjithë duhet krijuar kushtet e njëjta. Edhe një herë dua ta falënderoj TIKA-n, me të cilën partneriteti edhe në të kaluarën ka qenë në nivelin më të lartë", u shpreh Kostadinov.

Koordinatori i TIKA-s, Ayden, rikujtoi se TIKA ka realizuar afër një mijë projekte në fusha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut nga viti 2005.

Ai shtoi se në vitet e kaluara, kjo agjenci i ka dhuruar shtetit të Maqedonisë së Veriut afër 40 shkolla, përfshirë ndërtesa të ndërtuara nga e para, shkolla të riparuara dhe të pajisura.

Siç njoftoi ai, shkolla e vjetër në fshat kishte probleme serioze me ngrohjen dhe probleme të tjera për mbarëvajtjen e procesit arsimor.

"Shkolla që ndërtuam përbëhet nga tri klasa. Ka një zyrë për mësimdhënësit. Ne vendosëm tërësisht sistem për ngrohje me kaloriferë", tha Ayden, duke shtuar se shkolla është pajisur sipas standardeve moderne me tabela, karrige, banka dhe dollape.

28 nxënës, 14 vajza dhe 14 djem, do të ndjekin mësimet në këtë shkollë, shtoi Ayden.

Ayden njoftoi po ashtu se TIKA ka përfunduar ndërtesën e shkollës fillore edhe në fshatin Kallauzlija në qytetin e Radovishit dhe ajo do të hapet pasi komuna t'i përfundojë punimet për shërbimet e tjera infrastrukturore.

Në kuadër të ceremonisë, nxënësve iu ndanë çanta dhe materiale shkollore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın