BALLKANI

Teufik Kulashiç do të varrosë mbetjet e pakompletuara mortore të vëllait Abazit

Viktima më re që do të varroset këtë vit është i riu i cili në momentin e ekzekutimit kishte vetëm 19 vjeç: Samir (Sadik) Gariboviç, Emir (Kemal) Gjonlagiç dhe Suad (Meha) Kljajiç. Suadi do të varroset së bashku me babin e tij Meho

Vesna Besiç  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 20.07.2019
Teufik Kulashiç do të varrosë mbetjet e pakompletuara mortore të vëllait Abazit ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Prijedor

VESMA BESIÇ 

Abaz Kulashiç është një nga 86 viktimat që do të varrosen të shtunën në varrimin kolektiv në Prijedor të Bosnjë e Hercegovinës. Ai është zhvarrosur në shkëmbinjtë e Koriçanës dhe prehjen e fundit do të gjejë pas plot 27-vitesh nga vrasja e tij. Në kohën e vrasjes, ai ishte 42 vjeç. Pas tij la dy djem të rinj, të cilët, vetëm pas një kohe të gjatë pas vrasjes së babait të tyre, morën guximin të shkonin në shkëmbijtë e Koriçanës, vendin e vrasjes.

Vëllai Teufiki, kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Kozarac dhe anëtar i Komisionit për përgatitjen e varrimit kolektiv, sjellë kujtimet për Anadolu Agency (AA) të kampit nëpër të cilën kaloi me vëllain e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe ndarjen e tyre më 20 gusht të vitit 1992.

"Kur është fjala për këtë varrim mendoj se për herë të parë jam më i emocionuar dhe i lidhur për shkak se do të varros vëllain tim. Që nga viti 2003, ne e dimë se ai u vra në shkëmbinjtë e Koriçanës. Kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, sepse ne nuk mund të arrijmë t'ua kompletojmë kufomat. Vëllait tim i mungon kurrizi, brinjët", thotë Kulashiç për AA.

Teufiku ishte gjithashtu me vëllain e tij kur "u rrëmbyen" nga shtëpitë dhe i çuan në kampin e Keratermit dhe pastaj në Trnopolje.

"Pastaj një ditë nga Prijedori filloi konvoji dhe ndaloi një autobus ku kërkonin vullnetarë për t'u larguar. Arritën të hipin rreth 100 njerëz,dhe me këtë grup ishte edhe vëllai im. Atë e shtyu fakti se kishte dy djem të vegjël", tregon Kulashiç.

Ndërsa tregon gurin në të cilin është shkruar edhe emri i vëllait të tij në pllakën përkujtimore në Kozarac. Ai flet për ditën kur Abaz vendosi të shkonte me konvojin, siç u quajt, në territorin e lirë.

"Ai u vra më 20 gusht. Unë kurrë nuk do ta harroj atë ditë, sepse atë ditë më 21 gusht, dëgjuam në radio lajmet e para se ka ndodhur një krim i madh në Vlashiç. Ne menjëherë këtë e lidhëm me karvanin dhe njerëzit që u nisën drejt lirisë", tha Kulashiç.

Fshehja e eshtrave është një krim tjetër. Ai gjithashtu kujtoi se familjet e viktimave çdo vit shkojnë në shkëmbinjtë e Koriçanës më 20 gusht për të nderuar viktimat dhe për të shenuar përvjetorin e masakrës.

"Dhe rastësisht iu afruam fundit të kësaj varreze, pa e ditur këtë, sepse armiqtë i kishin mbuluar me gurë. Shumë familje madje nuk pritën të varrosnin eshtrat e familjarëve të tyre. Është i dhimbshëm fakti kur thuhet se kjo nuk ka ndodhur, nuk ka pasur krim, pavarësisht nga provat", shpjegon Kulashiç.

Ai është i mendimit se me rëndësi është që pasardhësit, dy djemtë e vëllait të tij Abazit, tani e dinë se ku është varri i babait të tyre.

"Është disi një prehje dhe lehtësim, por është e dhimbshme për 27 vitet e fundit. Sidoqoftë, është një periudhë e gjatë dhe kam ndjenjën se vetëm familjet kanë interes që kjo të përfundojë dhe gjenden eshtrat", tha Kulashiç.

Ai kujtoi se në zonën e komunës së Prijedorit u vranë më shumë se 3.000 joserbë.

"Ende jemi duke i kërkuar rreth 700, 800 persona dhe jemi të vetëdijshëm se nuk do t'i gjejmë kurrë", tha Kulashiç.

Varrimi kolektiv i viktimave nga Prijedori që do të bëhet më 20 korrik në fushën Vedro në Hambarinë janë gati mbetjet mortore të 86 viktimave nga Prijedori dhe Kotor-Varoshi.

Këta janë viktima të kombësisë boshnjake, mbetjet e të cilëve janë zhvarrosur më së shumti në shkëmbinjtë e Koriçanës.

Viktima më re që do të varroset këtë vit është i riu i cili në momentin e ekzekutimit kishte vetëm 19 vjeç: Samir (Sadik) Gariboviç, Emir (Kemal) Gjonlagiç dhe Suad (Meha) Kljajiç. Suadi do të varroset së bashku me babin e tij Meho.

Viktima më e vjetër që do të varrosej këtë vit është Beçir (Adem) Beshiç i lindur në vitin 1931.

Këtë vit, prehjen do të gjejnë babai dhe djali Hajrudin dhe Jasmin Elezoviç, vëllezërit Edin dhe Emir Elezoviç dhe Fahrudin Elezoviç.

Së bashku do të varrosen edhe babai dhe djali Sherif dhe Zafir Bajriç, vëllezërit Zuliç, Mirsadi dhe Suadi, vëllezërit Jakupoviç, Armini dhe Dedo, vëllezërit Grabiç, Mustafa dhe Vejsil, vëllezërit Sivac, Nexhadi dhe Edini.

Pas faljes së namazit të xhenazes, eshtrat e viktimave do të varrosen në varreza të ndryshme, në përputhje me dëshirat e familjeve të tyre. Numri më i madh i viktimave, 68 prej tyre, do të varrosen në varrezat e dëshmorëve Kamiçan ndërsa pjesa tjetër do të varrosen në varrezat e dëshmorëve Çarakovo, Hambarinë, Bishçani, Skela, Rizvanoviçi dhe varrezat e dëshmorëve Dabovci në Kotor Varosh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.