BALLKANI

Tetovë, mbahet ceremonia e diplomimit në shkollat e Fondacionit Turk Maarif

66 nxënësit që diplomuan këtë vit ishin gjenerata e shtatë e shkollës Maarif në Tetovë

Dzihat Aliju  | 22.05.2025 - Përdıtësım : 23.05.2025
Tetovë, mbahet ceremonia e diplomimit në shkollat e Fondacionit Turk Maarif Foto: Fondacionit Turk Maarif

Tetovë

Në Tetovë është mbajtur ceremonia e diplomimit në shkollat e Fondacionit Turk Maarif, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në kampusin e shkollës Maarif në Tetovë, dedikuar gjeneratës së shtatë të shkollës në Tetovë, morën pjesë Këshilltari për Arsim pranë ambasadës turke në vend, Ali Rıza Altunel, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Maqedoninë e Veriut, Osman Demirgül, si dhe nxënës dhe familjet e tyre.

Altunel në fjalën e tij në ceremoni u uroi suksese maturantëve të gjeneratës së 7-të në të ardhmen e tyre.

Duke theksuar se mësuesit janë "ushtarët" më të rëndësishëm të institucioneve arsimore, Altunel tha: "Ata janë pasuritë tona të çmuara që duhet tua puthim duart. Pavarësisht se sa të jenë të lavdëruar për punën e tyre, kjo nuk do të mjaftonte".

Demirgül, nga ana e tij, tha se ditët e diplomimit janë shumë të rëndësishme dhe se nxënësit që do të diplomohen do t'u qëndrojnë gjithmonë besnikë shkollave të tyre.

Duke falënderuar mësuesit dhe të diplomuarit për përpjekjet e tyre Demirgül, tha: "Ju jeni pjesë e familjes së Maarif me një popullsi prej afërsisht 150 mijë personash në 55 vende të botës".

Drejtori i shkollës Maarif në Tetovë, Hikmet Parlar, shprehu bindje se të diplomuarit nuk do të kenë vështirësi në vitet e tyre universitare me arsimin që morën në shkollat ​​e Maarifit dhe u uroi atyre suksese.

Jelida Shabani u zgjodh nxënësja më e mirë e gjeneratës në Shkollat ​​e Maarifit në Tetovë, ku diplomuan 66 nxënës këtë vit.

Nxënësit kënduan këngë si pjesë e programit të diplomimit dhe një ceremoni e gjuajtjes së kapelave u mbajt në oborrin e shkollës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.