Shkencë dhe Teknologji, BALLKANI

Testohet droni kosovar "SKIFTERI K1", ka një rreze prej mbi 1.100 kilometrash

"Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet SKIFTERI K1 nga njëri prej klientëve tanë me saktësi maksimale", shkroi Ridvan Aliu, themeluesi dhe CEO i "Future Minds Academy", që merret me prodhimin e dronëve

Dzihat Aliju  | 19.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Testohet droni kosovar "SKIFTERI K1", ka një rreze prej mbi 1.100 kilometrash Burimi: Future Minds Academy

Shkup

Është testuar me sukses droni i parë kosovar i prodhuar në vend, "SKIFTERI K1", transmeton Anadolu.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Ridvan Aliu, themeluesi dhe CEO i "Future Minds Academy", që merret me prodhimin e dronëve.

"Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet SKIFTERI K1 nga njëri prej klientëve tanë me saktësi maksimale", shkroi ai.

Duke informuar për testimin e kryer, Aliu ka bërë të ditur se "SKIFTERI K1" ka kryer një fluturim prej 7 orësh e 12 minuta, me një distancë prej 1.124 kilometrash dhe kapacitet bartës prej 42 kilogramësh.

Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditur.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në kompaninën e prodhimit të dronëve në muajin nëntor, tha se:

"Tani dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın