BALLKANI

TAV Maqedoni kremton fluturimin e parë drejt destinacionit Baden-Baden në Gjermani

Koordinatori i aeroporteve në TAV Maqedoni Nexhat Kurt, deklaroi se me shtimin e Baden-Baden dhe Bremenit numri i destinacioneve deri në Gjermani arriti në 10

Husamedin Gina  | 19.03.2019 - Përdıtësım : 20.03.2019
TAV Maqedoni kremton fluturimin e parë drejt destinacionit Baden-Baden në Gjermani

Shkup

TAV Maqedoni sot kremtoi nisjen e fluturimit të parë të Viz air nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup deri në Baden-Baden në Gjermani, duke e shënuar në këtë mënyrë vendosjen e dy destinacioneve të reja nga Shkupi, Baden-Baden dhe Bremen, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas nisjes së fluturimit të parë nga Baden-Baden në Gjermani, Nexhat Kurt, koordinator i aeroporteve në Tav Maqedoni, dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Goran Sugarevski dhanë deklarata për mediat.

Koordinatori i aeroporteve në TAV Maqedoni Nexhat Kurt, deklaroi se me shtimin e Baden-Baden dhe Bremenit numri i destinacioneve deri në Gjermani arriti në 10 ndërsa numri i përgjithshëm i destinacioneve nga aeroporti i Shkupit në 39.

“Baden-Baden dhe Bremeni janë dy linjat e reja të rregullta të Viz air nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup të cilat do të funksionojnë gjatë tërë vitit. Ne besojmë se këto destinacione të reja do të jenë vërtetë entuziaste për pasagjerët tanë të cilët shpesh herë do t’i shfrytëzojnë si destinacione, më pas do të zbulojnë edhe aventura të reja”, tha Kurt, duke shtuar se gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2019 gjithsej 305.246 pasagjerë kanë udhëtuar përmes aeroporteve të Maqedonisë së Veriut, që paraqet rritje prej 7 për qind.

Ai po ashtu shtoi se vitin e përmbyllën me 2.3 milionë pasagjerë në të dyja aeroportet, me 16 për qind rritje vjetore dhe me 19.750 fluturime, gjegjësisht 9 për qind rritje vjetore.

Nga ana tjetër ministri i Transportit, Sugarevski tha se ky është tregues i mirë se si zhvillohet komunikacioni ajror në Maqedoninë e Veriut.

“Si një qeveri e përgjegjshme, komunikacioni ajror është vendosur lartë në axhendë. Qëllimi kryesor është që të kemi komunikacion cilësor dhe të sigurtë ajror. Besoj se politikat e vendosura në të këtë mënyrë do t’i arsyetojnë planet e ministrisë për vendosjen e destinacioneve të reja për qytetarët si dhe për rritjen e numrit të turistëve”, tha Sugarevski.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın