Takohen Erdoğan-Osmani: "Türkiye është e vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat"
Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Türkiyes dhe Kosovës, çështjet rajonale dhe globale
Antalya
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin e tij me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat dhe se dy vendet po i afrohen arritjes së objektivit të vëllimit tregtar prej 1 miliard euro, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimit të Presidencës turke ka bërë një deklaratë pas takimit që presidenti Erdoğan zhvilloi me presidenten Osmani në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF).
Sipas deklaratës, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Türkiyes dhe Kosovës, çështjet rajonale dhe globale.
Në takim, presidenti Erdoğan ka deklaruar se Türkiye është e vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me Kosovën në çdo fushë, se dy vendet janë afër arritjes së objektivit të vëllimit të tregtisë prej 1 miliard eurosh dhe se objektivi mund të rritet në 3 miliardë euro.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
