BALLKANI

Takimi i NATO-s në Bruksel: Maqedonia e Veriut riafirmon "vizionin kolektiv për rajon euroatlantik të sigurt"

“Ballkani Perëndimor mbetet prioritet strategjik për NATO-n dhe BE-në”, ka thënë ministri i Jashtëm Timço Mucunski

Shpetim Hiseni  | 04.04.2025 - Përdıtësım : 06.04.2025
Takimi i NATO-s në Bruksel: Maqedonia e Veriut riafirmon "vizionin kolektiv për rajon euroatlantik të sigurt"

Shkup

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se gjatë takimit të shefave të diplomacisë të vendeve të NATO-s në Bruksel, kanë riafirmuar vizionin për një rajon të sigurt euroatlantik, transmeton Anadolu.

“Në takimin ministror të NATO-s në Bruksel, riafirmuam vizionin tonë kolektiv për një zonë euroatlantike të sigurt dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Mucunksi në rrjetet sociale.

“Ballkani Perëndimor mbetet prioritet strategjik për NATO-n dhe BE-në. Forcimi i partneritetit NATO-BE është thelbësor për stabilitetin afatgjatë. Përshpejtimi i integrimit të rajonit në BE do të rrisë sigurinë rajonale”, ka thënë Mucunski

“Rikonfirmuam angazhimin tonë për paqen në Ukrainë përmes diplomacisë. U ra dakord për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe parandalim”, ka shtuar kryediplomati i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, më 3 dhe 4 prill, në kryeqytetin e Belgjikës u mbajt takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, përpara samitit të NATO-s në qershor.

Takimi shënoi konsultimin e parë kolektiv midis administratës së re të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s dhe mbuloi një sërë çështjesh sigurie, duke përfshirë mbrojtjen kolektive, luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin e NATO-s me partnerët e saj në Azi-Paqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.