BALLKANI

Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, në një takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoy, ka konfirmuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

Shpetim Hiseni  | 26.12.2025 - Përdıtësım : 26.12.2025
Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi Foto: Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka zhvilluar sot takim pune me Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transportit, gjatë takimit janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht janë miqësore dhe të rëndësishme për të dy popujt.

Pjesë e bisedës ka qenë politika investuese e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me fokus në projektet infrastrukturore të planifikuara dhe bashkëpunimin në sektorin e transportit.

Nikolloski ka theksuar se Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar i vendit, me potencial për rritje të shkëmbimit tregtar dhe investimeve turke në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu ka nënvizuar se qeveria po punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve për investitorët në vend.

Në takim janë diskutuar edhe gjendja aktuale mes dy vendeve, lidhjet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme.

Zëvendëskryeministri Nikolloski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Turqia dhe ka theksuar nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët për të dy vendet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın