BALLKANI

Takim i bankierëve botërorë në Panairin "Hallall" të Sarajevës 2019

Organizimi i panairit më të madh Hallall në Evropën Juglindore do të jetë një nga temat e tryezës së veçantë të rrumbullakët që do të mbahet më 27-28 shtator të vitit 2019

Dejan Maksimoviç  | 17.09.2019 - Përdıtësım : 18.09.2019
Takim i bankierëve botërorë në Panairin "Hallall" të Sarajevës 2019

Sarajevë

Bosna Bank International (BBI) në bashkëpunim me Korporatën për Zhvillimin e Sektorit Privat (ICD) që operon në Bankën Islame të Zhvillimit (IsDB) gjatë Panairit Hallall të Sarajevës 2019, për herë të parë në kryeqytetin e BeH-së do të organizojë takim të madh të drejtorëve të bankave që veprojnë në përputhje me parimet islame, me qëllim që ngjarje të tilla të mbahen çdo vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizimi i panairit më të madh Hallall në Evropën Juglindore do të jetë një nga temat e tryezës së veçantë të rrumbullakët që do të mbahet më 27-28 shtator të vitit 2019, me titull "Platforma Ndërkombëtare për Bashkëpunim të Institucioneve Financiare Islame".

ICD është një institucion multilateral financiar për zhvillimin e krijuar në vitin 1999 për të mbështetur zhvillimin ekonomik të shteteve anëtare duke ofruar fonde për projekte të sektorit privat, duke promovuar konkurrencën dhe sipërmarrjen, duke ofruar shërbime këshilluese për qeveritë dhe kompanitë private dhe duke inkurajuar investime ndërkufitare.

ICD ka një kapital të autorizuar prej 4 miliardë dollarësh. Aksionarët e ICD janë IsDB, 54 vende islame dhe pesë institucione financiare publike.

Në kuadër të tryezës së rrumbullakët do të prezantohen rezultatet afariste të bankës BBI, si një shembull i suksesshëm i punës së bankave që operojnë në parimet e bankave islame, ndërsa do të diskutohet edhe për aktivitetet e përbashkëta drejt bashkëpunimit midis ekonomisë së BeH-së dhe ekonomive të vendeve mysafire dhe promovimin e Panarit Hallall të Sarajevës dhe Forumit të Biznesit Sarajevë në Tunizi, Marok, Senegal, Kazakistan, Niger, Mauritani, Guine dhe vendet e tjera ku janë të pranishme IsDB dhe ICD.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.