BALLKANI

Sveçla: Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sigurisë

Ministri Sveçla ka theksuar se sipas raportit "SecuriMeter 2025" të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Kosova renditet me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon

Fatjon Cuka  | 26.02.2026 - Përdıtësım : 26.02.2026
Sveçla: Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sigurisë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sigurisë, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sveçla ka theksuar se sipas raportit "SecuriMeter 2025" të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Kosova renditet me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon.

Sipas ministrit Sveçla, 64 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se ndihen "shumë të sigurt" ose "mjaft të sigurt" në jetën e tyre të përditshme, duke shënuar sipas tij përqindjen më të lartë ndër gjashtë vendet e rajonit.

"Ky rikonfirmim i besimit ndaj institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë është tregues i mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë ndaj ushtrisë dhe policisë, mbështetje që ka reflektuar në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, dëshmon edhe për rritjen e vazhdueshme të besimit dhe sigurisë së qytetarëve kundrejt institucioneve publike përgjatë qeverisjes sonë. Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë, luftimin e fenomeneve negative dhe avancimin e progresit demokratik", ka shkruar ai.

Ministri Sveçla ka theksuar se 80,5 për qind e qytetarëve kanë deklaruar që nuk duan të emigrojnë, "vlerësim ky i dallueshëm nga vitet paraprake".

"Përgëzoj zyrtarët e të gjitha institucioneve tona për këtë vlerësim si dhe për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të Republikës dhe të gjithë qytetarëve tanë", është shprehur Sveçla.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın