BALLKANI

Studiuesja shqiptare Kozeta Miliku vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

- Vlerësimi është bërë nga gazeta kanadeze "The Globe and Mail", ku në klasifikimin e saj është përfshirë edhe studiuesja shqiptare Kozeta Miliku

Fatjon Cuka  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Studiuesja shqiptare Kozeta Miliku vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada Foto: University of Toronto

Tiranë

TIRANË (AA) - Kozeta Miliku është studiuesja shqiptare që është vlerësuar si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, transmeton Anadolu.

Raportohet se vlerësimi është bërë nga gazeta kanadeze "The Globe and Mail", ku në klasifikimin e saj është përfshirë edhe Miliku.

Media në fjalë ka përzgjedhur pesë shkencëtaret në Kanada që kanë bërë përparime të rëndësishme në shëndetësi, shkencë dhe mjekësi.

Gjithashtu raportohet se gjetjet e studiueses Miliku lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3-vjeç janë kthyer në temë diskutimi në Kanada.

Miliku është me origjinë nga Shqipëria dhe ajo ka studiuar për mjekësi, ndërkohë ka kryer edhe specializime të ndryshme pasuniversitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.