Stamboll, hapet ekspozita "Realizmi Socialist në Artin Shqiptar"
Ekspozita, e cila bashkon artistët e periudhës së Realizmit Socialist të artit shqiptar, u prezantua në Stamboll

Stamboll
Ekspozita "Ndërtimi i një ëndrre: Realizmi Socialist në Artin Shqiptar" u hap për artdashësit në Muzeun Pera në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita, e cila bashkon artistët e periudhës së Realizmit Socialist të artit shqiptar, u prezantua për mediat.
Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Kulturës dhe Artit pranë Fondacionit Suna dhe Inan Kıraç, Özalp Birol, duke ua prezantuar ekspozitën anëtarëve të medias, informoi rreth veprave të zgjedhura, për strukturën shoqërore të periudhës dhe tiparet e veprave.
Ai informoi se lëvizja e realizmit socialist për herë të parë në rend dite është sjellur në vitin 1934 në Kongresin e Parë të Unionit të Shkrimtarëve Sovjetik dhe është deklaruar si lëvizja zyrtare e artit e Bashkimit Sovjetik, lëvizje e cila nga vitet 1940-ta e deri në 1985, me vdekjen e Enver Hoxhës ka qenë efektive në artin e Shqipërisë.
Birol, tha se kuratori i ekspozitës është Artan Shabani. "Në thelb të shembujve më klasik të pikturave të realizmit socialist ka një figurë të re të njeriut. Shpesh shfaqet i vetëm, zakonisht me profil gjysmë dhe çerek. I thjeshtë dhe modest, por edhe i vetëdijshëm se atij i besohet në ndërtimin e socializmit. Në shumë piktura që ngjasojnë me fotografi shfaqen njerëzit me mjetet e punës që promovojnë profesionin", u shpreh Birol.
"Jemi shumë të emocionuar se u takuam me vizitorët tanë"
Nga ana tjetër, Begüm Akkoyunlu Ersöz, Menaxhuesja e Ekspozitave Periodike në Muzeun Pera, tha se periudha e pandemisë ka qenë edhe për botën e artit një periudhë e paharrueshme.
"Në një periudhë kur ishim në përgatitje të ekspozitave tona, ishim detyruar të mbyllim muzeun tonë për shkak të pandemisë. Punimet tona mbetën në gjysmë. Këtë ekspozitë të cilin e kishim përgatitur për fund të marsit, pas një ndarje e detyrueshme e hapim tani. Jemi shumë të emocionuar se u takuam me vizitorët tanë", tha ajo.
Ajo tregoi se ekspozita bën fjalë për rreth gjysmë shekullin e artit të Shqipërisë, duke thënë "Vitet mes 1950-1990 është një periudhë simbolike për Shqipërinë".
Sipas Ersoy, zhvillimi historik i Shqipërisë është shumë interesant. "Është duke vazhduar një zhvillim shumë interesant historik që nga lidhjet tona të periudhës osmane. Një kohë të gjatë është drejtuar me regjim komunist, e cila gjithashtu ka pasqyruar në art. Regjimi komunist ndonjëherë i ka detyruar artistët. Por nga ana tjetër, nëse shohim produktet dhe veprat e artit na ndihmon për ta lexuar historinë e një periudhë", vlerësoi ajo.
Ekspozita periodike e zhvilluar me mbështetjen e Kryekonsullatës së Shqipërisë në Stamboll dhe kuratorinë e Artan Shabanit, ofron pikturat, afishet dhe vizatimet e ndikimit të ideologjisë komuniste që i ka dominuar arteve shqiptare pamore në gjysmën e dytë të shekullit 20.
Në ekspozitën të cilën periudhën e "Realizmit Socialist" përcakton si një periudhë kur shteti mbizotëronte pothuajse në çdo fushë të jetës kulturore, veçanërisht artit dhe letërsisë dhe i cili ka lënë gjurmën e saj në 40 vitet e artit shqiptar, marrin pjesë veprat e shumë artistëve në mesin e të cilëve edhe Guri Madhi, Safo Marko, Pandi Mele, Pellumb Bylyku, Robert Permeti, Agim Faja, Zef Shoshi, Dhimiter Theodhori, Skender Kamberi, Ramazan Memishi, Kristofor Naslazi dhe Lumturi Blloshmi.
Përzgjedhja do të qëndrojë e hapur në Muzeun Pera të Fondacionit Suna Inan Kıraç në Stamboll deri më 15 nëntor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.