BALLKANI

Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë në SHBA, ku realizoi disa takime me zyrtarë amerikanë dhe mori pjesë në diskutimin e Këshillit të Atlantikut mbi perspektivat gjeopolitike të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Fatjon Cuka  | 06.02.2026 - Përdıtësım : 06.02.2026
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie Burimi: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Në diskutimin e Këshillit të Atlantikut (Atlantic Council) mbi perspektivat gjeopolitike të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) në Ballkanin Perëndimor, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksoi se zgjerimi duhet të funksionojë si një instrument sigurie, transmeton Anadolu.

Në në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se Spiropali në fjaën e saj ka deklaruar se zgjerimi duhet të funksionojë si një instrument sigurie, "duke forcuar qeverisjen demokratike, qëndrueshmërinë institucionale dhe përputhshmërinë me standardet e BE-së dhe NATO-s në të gjithë rajonin".

"Procesi (i zgjerimit) duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe i besueshëm. Vendet që kryejnë reforma reale dhe të pakthyeshme në sundimin e ligjit, pavarësinë gjyqësore dhe performancën institucionale duhet të përparojnë në përputhje me rrethanat", thekson njoftimi.

Gjithahshtu thuhet se në një kontekst të formuar nga lufta në Evropë, konkurrenca e fuqive të mëdha dhe kërcënimet hibride, Ballkani Perëndimor është zhvendosur në vijën e parë të sigurisë evropiane dhe se vonesa në zgjerim "rrezikon të krijojë boshllëqe strategjike të hapura për ndikime destabilizuese".

Më tej theksohet se ambasadori Philip Reeker nënvizoi se zgjerimi nuk i sjell dobi vetëm vendeve kandidate, por edhe BE-së dhe aleancës transatlantike, "duke përforcuar kohezionin e NATO-s dhe arkitekturën afatgjatë të sigurisë së Evropës".

"Debati nuk është më nëse Ballkani Perëndimor i përket Evropës, por nëse Evropa do ta përdorë zgjerimin si mjetin gjeopolitik të kërkuar nga ky moment. Zgjerimi sot është një çështje strategjie, besueshmërie dhe sigurie evropiane afatgjatë", thekson njoftimi.

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë në SHBA, ku realizoi disa takime me zyrtarë amerikanë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın