BALLKANI

Spiropali takon kryediplomatin amerikan Rubio: Aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet

"Aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë", tha ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali

Fatjon Cuka  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Spiropali takon kryediplomatin amerikan Rubio: Aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet Burimi: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se me ftesë të sekretarit Rubio, Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Spiropali ka shkruar se aleanca strategjike mes dy vendeve do të thellohet më tej, sipas saj në dimensionin politik, ekonomik dhe të sigurisë.

Spiropali është pjesë e delegacionit shqiptar që po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın