Spiropali takim në Kopenhagë me homologun danez: Vlerësim për ritmin e negociatave të Shqipërisë me BE-në
Në takimin me ministrin e jashtëm Rasmussen, Spiropali shprehu mirënjohjen për rolin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian.
Shkup
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Kopenhagë me ministrin e Jashtëm të Danimarkës dhe ish-kryeministrin Lars Lokke Rasmussen, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetja daneze për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën amerikane X, Spiropali shprehu mirënjohjen për rolin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian, duke theksuar se ritmi i paprecedentë i negociatave të Shqipërisë me BE-në po njihet e vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm për dinamikën e zgjerimit të Unionit.
“Si dy aleate në NATO, Shqipëria dhe Danimarka besojnë fort në përkushtimin e përbashkët për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të begatë”, shkroi Spiropali.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
