Spiropali: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën
Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Spiropali ka theksuar se Shqipëria denoncon pa mëdyshje përdorimin e dyshuar të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga Rusia, sipas saj, kundër rajonit Lviv të Ukrainës
Tiranë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën, transmeton Anadolu.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali ka theksuar se Shqipëria denoncon pa mëdyshje përdorimin e dyshuar të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga Rusia, sipas saj, kundër rajonit Lviv të Ukrainës.
"Një sulm i kryer kaq afër kufijve të BE-së dhe NATO-s shënon një përshkallëzim serioz dhe përbën një rrezik të qartë për sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narativat e sajuara të Rusisë vetëm sa nxjerrin në pah natyrën e papërgjegjshme dhe agresive të veprimeve të saj", ka shkruar ajo.
Kryediplomatja e Shqipërisë ka shtuar se bëjnë thirrje për masa të bashkuara ndërkombëtare dhe "presion më të fortë mbi Moskën".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
