BALLKANI

Spiropali: Shqipëria beson se zgjerimi i BE-së është një nga mjetet më efikase për paqe në Evropë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka pritur në Tiranë zëvendëskryeministren për Çështjet Evropiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov

Fatjon Cuka  | 11.12.2025 - Përdıtësım : 11.12.2025
Spiropali: Shqipëria beson se zgjerimi i BE-së është një nga mjetet më efikase për paqe në Evropë Foto: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria beson se zgjerimi i Bashkimit Evropian (B) është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Evropë, transmeton Anadolu.

Kryediplomatja e Shqipërisë ka pritur në Tiranë zëvendëskryeministren për Çështjet Evropiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Në një reagim në rrjetet sociale për takimin, Spiropali ka theksuar se me zëvendëskryeministren Gherasimov "bashkëndajmë orientimin e fortë drejt vlerave evropiane".

"Shqipëria beson se zgjerimi i BE-së është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Evropë. Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE. Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t'i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen evropiane", ka shkruar në Spiropali.

Takimi Spiropali-Gherasimov është realizuar në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın