BALLKANI

Spiropali në Bruksel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen

Spiropali tha se në takimin me Kallas diskutuan “angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë si një kontribuuese e vërtetë e sigurisë rajonale” dhe “një partnere e besueshme dhe proaktive e BE-së”

Abdulbesar Ademi  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Spiropali në Bruksel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen Foto: Elisa Spiropali/mediasociale

Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Bruksel, është takuar me përfaqëuesen e lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Spiropali tha se në takimin me Kallas diskutuan “angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë si një kontribuuese e vërtetë e sigurisë rajonale” dhe “një partnere e besueshme dhe proaktive e BE-së”.

Spiropali gjithashtu përmendi angazhimin e vazhdueshëm të vendit të saj “plotësisht në përputhje me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën”.

Shefja e diplomacisë shqiptare tha se në takim falënderoi shefen e diplomacisë së BE-së për “mbështetjen financiare që BE-ja vazhdon t’i ofrojë Shqipërisë, përfshirë edhe në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”.

“Theksova bindjen time të plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë edhe Kosovën, është një investim strategjik në të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Spiropali.

Më herët, në kuadër të vizitës së saj në Bruksel ministrja Spiropali takoi komisaren evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.