BALLKANI

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një proces i thellë transformues

"E gjithë energjia jonë, dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda dekadës", ka deklaruar ministrja Spiropali

Fatjon Cuka  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 30.12.2025
Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një proces i thellë transformues Foto: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit të saj në Bashkimin Evropian (BE) mbetet vokacioni kombëtar i popullit shqiptar dhe sipas saj mbi të gjitha një proces i thellë transformues, raporton Anadolu.

Në pritjen e fundvitit me diplomatë, gazetarë dhe ekipin drejtues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Spiropali tha se në vitin 2025 kanë avancuar rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në vendet partnere dhe më gjerë.

"E gjithë energjia jonë dhe të gjitha kapacitetet tona do të investohen në arritjen e objektivit strategjik, mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027-tës dhe anëtarësimin në BE brenda dekadës", është shprehur ajo.

Spiropali theksoi se rruga evropiane e Shqipërisë është e nxitur nga një ide e thjeshtë, që "sot është zgjidhja dhe zgjedhja e vetme, Shqipëria në Evropë".

Kryediplomatja e Shqipërisë theksoi se viti 2025 ishte një vit jashtëzakonisht i mbarë për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare.

“33 kapituj të hapur në 13 muaj. Askush nuk ka ditur të ecë kaq shpejt më parë. Prandaj, në vitin 2026, mbështesim njehsimin e mëtejshëm të shpejtësisë së negociatave, në shpejtësinë e avancimit të reformave dhe mbylljes së grupkapitujve”, tha Spiropali.

Ndër të tjera, ajo shtoi se ligji i ri i diasporës fuqizon bashkëpunimin midis autoriteteve shtetërore dhe diasporës.

“Në vitin 2026 duhet të bëjmë të mundur, që grimcat e së ardhmes sonë evropiane, të mos jenë më reflektimi, por gjithmonë e më shumë, përditshmëria jonë, normaliteti ynë i ri”, ka theksuar Spiropali.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın