BALLKANI

Sllovenia thërret ambasadorin izraelit për të protestuar ndaj "katastrofës humanitare të padurueshme" në Gaza

Në një notë proteste, ministria ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe i ka bërë thirrje Izraelit të "ndalë menjëherë vrasjen dhe urinë ndaj civilëve"

Mustafa Talha Öztürk  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Sllovenia thërret ambasadorin izraelit për të protestuar ndaj "katastrofës humanitare të padurueshme" në Gaza

Sarajevë

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka thërritur sot ambasadorin e Izraelit në Lubjanë për t'i dorëzuar një protestë zyrtare lidhur me "katastrofën humanitare të padurueshme" në Gaza të shkaktuar nga kufizimet ndaj ndihmave, transmeton Anadolu.

Sipas një postimi në X, në një notë proteste, ministria ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe i ka bërë thirrje Izraelit të "ndalë menjëherë vrasjen dhe urinë ndaj civilëve."

Lubjana ka përsëritur qëndrimin e saj se qasja e pakufizuar ndaj ndihmës humanitare urgjente është thelbësore dhe ka bërë thirrje për respektim të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın