BALLKANI

Siljanovska-Davkova takon homologun italian Mattarella: Nuk duhet të jemi viktima të çështjeve të identitetit

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rrugën e integrimit evropian të Shkupit, gjatë së cilës është konkluduar se Italia, si pjesë e grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, e njeh rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

Shpetim Hiseni  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Siljanovska-Davkova takon homologun italian Mattarella: Nuk duhet të jemi viktima të çështjeve të identitetit Foto: Presidenca e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është takuar me presidentin italian Sergio Mattarella në Romë, ku është theksuar se Italia është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i vendit, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut, bashkëbiseduesit kanë diskutuar rrugën e integrimit evropian të Shkupit, gjatë së cilës është konkluduar se Italia, si pjesë e grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, e njeh rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Italisë, Siljanovska-Davkova ka deklaruar se Mattarella, si mik i Maqedonisë së Veriut dhe i Ballkanit Perëndimor, ka folur tashmë me ministrin e jashtëm Antonio Costa, por edhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, për atë që po na ndodh dhe ka thënë se “Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që të jemi viktima të çështjeve të identitetit, ose të bilateralizimit që lidhet me çështjet e identitetit”.

“Ai pret, dhe unë pres, që të ketë bisedime me fqinjët tanë për të parë se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë”, ka thënë presidentja, duke shtuar se ajo ka riafirmuar angazhimin e saj për garancitë.

Siljanovska-Davkova ka pasur një audiencë këtë mëngjes me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Leoni XIV, me të cilin, në një bisedë të gjatë, është konfirmuar miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit, tha zyra e presidentes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.