BALLKANI

Siljanovska-Davkova takohet me kryeministrin spanjoll Sanchez, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi ekonomik

- Presidentja e Maqedonisë së Veriut ka shprehur mirënjohje për qeverinë Sanchez dhe Spanjën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Shpetim Hiseni  | 01.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Siljanovska-Davkova takohet me kryeministrin spanjoll Sanchez, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi ekonomik Foto: Presidenca e Maqedonisë së Veriut

Shkup

SHKUP (AA) - Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit në Sevilja të Spanjës, është takuar me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, transmeton Anadolu.

Duke iu referuar integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova ka vënë në dukje kompromiset e vështira të vendit të saj që, sipas saj, duhet të vlerësohen në mënyrë adekuate nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka theksuar se anëtarësimi në BE do të ishte i dobishëm si për vetë Unionin, ashtu edhe për vendet kandidate, thuhet në një deklaratë nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka vlerësuar se Spanja është partner i rëndësishëm i vendit brenda NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së dhe ka shprehur mirënjohje për qeverinë Sanchez dhe Spanjën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Duke riafirmuar angazhimin e vendit në rrugën e integrimit evropian, Siljanovska-Davkova ka përsëritur qëndrimin se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë në procesin e anëtarësimit.

Presidentja ka theksuar nevojën për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit duke marrë parasysh proceset e trazuara gjeopolitike në botë, dhe ka theksuar se rajoni, i cili historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht i përket BE-së, duhet të integrohet në familjen evropiane sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo ka shprehur kënaqësi nga informacioni nga kryeministri Sanchez se Spanja është e interesuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik në fushat e turizmit, infrastrukturës, bujqësisë, energjisë, energjisë diellore dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar përkujtimin e duhur të pjesëmarrjes së luftëtarëve maqedonas në Luftën Civile Spanjolle.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın