BALLKANI

Siljanovska-Davkova pret homologun Begaj: Vizita riafirmon marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar që le ta forcojnë më tej këtë partneritet si "një model të bashkëpunimit ndëretnik, ndërkufitar dhe ndërinstitucional".

Fatjon Cuka  | 27.02.2026 - Përdıtësım : 27.02.2026
Siljanovska-Davkova pret homologun Begaj: Vizita riafirmon marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve Burimi: Presidenca e RMV-së

Shkup

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë është pritur nga homologia e tij, Gordana Siljanovska-Davkova, transmeton Anadolu.

Presidentja Siljanovska-Davkova në rrjetet sociale ka shkruar se kjo vizitë riafirmon marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve, të ndërtuara sipas saj mbi respektin e ndërsjellë, partneritetin dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar: "Ta forcojmë më tej këtë partneritet si një model të bashkëpunimit ndëretnik, ndërkufitar dhe ndërinstitucional".

"Kjo mikpritje e ngrohtë është një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të forta dhe miqësore midis vendeve tona, një shembull i vërtetë i bashkëpunimit rajonal që është kaq jetësor për integrimin tonë të përbashkët euroatlantik, për të cilin faktori shqiptar ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një kontribuues thelbësor", ka theksuar Begaj.

Begaj do të pritet gjatë ditës edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.