BALLKANI

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin për “opsione” përtej diplomacisë përpara nisjes së bisedimeve bërthamore

“Presidenti ka qenë qartësisht shumë i prerë në kërkesat e tij ndaj regjimit iranian. Zero kapacitete bërthamore është diçka për të cilën ai ka qenë shumë i qartë dhe dëshiron të shohë nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha Leavitt

Diyar Güldoğan  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin për “opsione” përtej diplomacisë përpara nisjes së bisedimeve bërthamore

Washington

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se bisedimet e ardhshme mes SHBA-së dhe Iranit do të përqendrohen te diplomacia me synimin për eliminimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit, duke theksuar njëkohësisht se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ruan edhe opsione të tjera nëse negociatat dështojnë, transmeton Anadolu.

“Diplomacia po ecën përpara”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në një konferencë për media kur u pyet për agjendën e bisedimeve të së premtes, që pritet të zhvillohen në kryeqytetin Muskat të Omanit.

“Presidenti ka qenë qartësisht shumë i prerë në kërkesat e tij ndaj regjimit iranian. Zero kapacitete bërthamore është diçka për të cilën ai ka qenë shumë i qartë dhe dëshiron të shohë nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha Leavitt.

Ajo paralajmëroi se administrata e sheh diplomacinë vetëm si një nga rrugët e mundshme dhe i bëri thirrje Teheranit të mos i keqinterpretojë qëllimet e SHBA-së gjatë negociatave.

“Dhe teksa këto negociata po zhvillohen, do t’i kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë opsione në dispozicion, përveç diplomacisë, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës”, tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.