Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmoi se seanca është shtyrë pasi nuk u paraqit në seancë avokati i Metës dhe seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 27 nëntor
Tiranë
Seanca gjyqësore e planifikuar për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shtyrë sërish, raporton Anadolu.
Në seancën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) sot ishte planifikuar të vendosej nëse çështja ndaj Metës, i cili ndodhet në paraburgim, do të kalojë apo jo në gjykim.
Për Anadolu, GJKKO-ja konfirmoi se seanca është shtyrë pasi nuk u paraqit në seancë avokati i Metës dhe seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 27 nëntor.
Sipas gjykatës, pala mbrojtëse kishte paraqitur kërkesë për shtyrje të seancës.
Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi apo për masë tjetër sigurie.
Gjithashtu janë shtyrë disa seanca mbi kalimin ose jo të çështjes në gjykim.
- Çështja ndaj ish-presidentit Meta
Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për "kontrata lobimi në SHBA" dhe aktualisht është në paraburgim.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.
