BALLKANI

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Meta

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë (GJKKO) u zhvillua sot seanca për çështjen ndaj ish-presidenti Meta, ndërkohë seanca është shtyrë për datën 26 qershor

Fatjon Cuka  | 20.06.2025 - Përdıtësım : 20.06.2025
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit Meta

Tiranë

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shtyrë, ndërkohë aktualisht ai ndodhet në paraburgim, transmeton Anadolu.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të Shqipërisë (GJKKO) u zhvillua sot seanca për çështjen ndaj ish-presidenti Meta, ndërkohë seanca është shtyrë për datën 26 qershor.

Për Anadolu GJKKO-ja konfirmoi se seanca është shtyrë për t’iu dhënë kohë avokatëve mbrojtës të Metës të njihen me provat e depozituara nga prokuroria.

"Seanca e radhës është caktuar më datë 26 qershor", u konfirmua nga gjykata.

- Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për kontrata lobimi në SHBA".

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim".

- Karriera politike e Metës

Ilir Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Gjatë periudhës nëntor 1999-shkurt 2002 ka qenë kryeministër i Shqipërisë. Nga shtatori 2013 deri në prill 2017, ai ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në periudhën korrik 2017- korrik 2022, Meta ka qenë president i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Meta ka mbajtur dhe disa poste ministrore në disa qeveri të Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın